.
Published On: Wed, Jul 27th, 2016

Në “Dokufest” film edhe për familjen Qerkezi

Share This
Tags

Festivali i filmit “Dokufest” në Prizren, që tashmë ka krijuar emër në arenën ndërkombëtare, këtë vit do të ketë një film me protagonist nga Gjakova. Fati ende i pazgjidhur i të zhdukurve gjatë luftës së fundit, ku më tepër se një dekadë e gjysmë nënat gjakovare nuk kanë as edhe të vetmin shpjegim ose dëshmi për fatin e fëmijëve e burrave të tyre, është temë që tashmë ka prekur ndjenjat e shumë njerëzve, përfshirë edhe të filmbërësve kosovar.

Një ngjarje e tillë është realizuar dhe do të shfaqet në edicionin e sivjetmë të këtij festivali. Filmi ka për protagonist nënën Ferdonije Qerkezi, të cilës forcat serbe i patën rrëmbyer e pastaj edhe ia zhdukën burrin Halimin, bashkë me 4 djemtë, Artanin, Armendin, Ardianin dhe Edmondin, atëbotë vetëm 14 vjeç. Filmi që për autor ka Gazmend Bajrin dhe Shkurte Dautin mbanë titullin “Ferdonija”.. Filmi është i gjatë 30 minuta dhe hynë në konkurrencën e filmave kombëtar. “Dokufest” mbahet nga 5 deri më 13 gusht.