.
Published On: Wed, Feb 15th, 2017

9-vjetori i pavarësisë me shumë aktivitete

Share This
Tags

Nëntë Vjetori i Pavarësisë së Kosovës në komunën e Gjakovës po shënohet me shumë aktivitete kulturore e sportive. Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, ka nisur me organizimin e aktiviteteve sportive, me një turne boksi dhe me një turne tjetër në sportin e kikboksit, në sallen “Sport Center”. Aktivitetet sportive vazhdojnë edhe neser prej ores 11.00 në pallatin e sporteve me turnetë ekipore në basketboll e volejboll për femra. Ndërkaq, në stadiumin e futbollit tek pallati i sporteve, neser prej ores 15.00 do të organizohen turne në futboll të madh për grupmoshat U-12 dhe U-15, ku jane paraqitur akademitë e futbollit nga Gjakova e Prizreni.

Ndërkohë për shënimin e nëntëvjetori të pavarësisë së Kosovës, do të kujdesen edhe artistë e nxënës të shkollave. Nxënësit e shkollës “Mazllum Këpuska”, kanë hapur një ekspozitë me piktura në foajen e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, ndërsa aktivitetet e sotme në shënim të pavarësisë së Kosovës, mbyllen me një koncert në shkollën e muzikës “Prenk Jakova”, ne oren 19:00, ku përfomojnë nxënësit e kësaj shkolle, të cilët në drejtimin e dirigjentit Hajrullah Syla, do të interpretojnë krijimet e autorëve shqiptar Çesk Zadeja, Mendi Mengjiqi, Fahri Beqiri, Pjeter Gaci, Simon Gjoni, Tish Daija e Tonin Arapi.

Aktivitete kulturore do të përmbyllen, neser, më 16 shkurt, me një ekspozitë të tetë piktorëve gjakovarë si: Bardha Buza, Gemb Xërxa, Alban Meka, Fisnik M Caka, Almir Meqa, Butrint Emra, Kushtrim Bajraktari dhe Kushtrim Ponosheci. Kjo ekspozitë hapet në foajen e Pallatit të Kulturës prej orës 17. Ndërsa prej orës 18, të enjten mbahet një koncert festiv ku do të paraqiten grupe e artist të njohur të Gjakovës, si : Art Design, Ansambli i valleve të qytetit, Kori i Shkollës së Muzikës, Agron Peni, Adhurim Grezda, Festina Mejzini, Altina Kusari, Edmond Hafizademi, Rron Bakalli, Pleurat Doli, Bimi Milla, Besim Qorri, Elita Hoxha dhe Anita Kërhani.