.
Published On: Wed, May 6th, 2015

Dita e Europës, shumë aktivitete në Gjakovë

Share This
Tags

gjakova-rrethi-kazermaDisa dhjetëra aktivitete janë paralajmëruar të organizohen në Gjakovë, me rastin e 9 Majit, Ditës së Eeuropës. Me këtë rast, aktivitetet do të fillojnë të enjten për të përfunduar të shtunen me 9 Maj, ndërsa gjithçka organizohet nga Komuna e Gjakovës, në bashkëpunim me shumë organizata jo qeveritare.

Siparin e aktiviteteve tre ditore e hapin të enjten me fillim prej orës 9:00, në ambientet e Kullës së Abdullah Pashë Drenit, për të vazhduar me një ekspozitë të fotografive, panair të OJQ-ve, seminare e debate të ndryshme.

E veçanta e këtyre organizimeve është mbajtja e Barcamp-it të 13-të, ndërsa ceremonia kryesore është gara e fotografive “Gjakova e bukur”, garë e cila do të hapet të enjten, ndërsa fituesit do të kuptohen të shtunen në orën 15:00./radiogjakova/