Ne Gjakove hapet muzeu e pare i muzikes ne Kosove
Trashëgimia muzikore, mjaft e pasur e komunës së Gjakovës, tashmë do ta ketë vendin e vet të konservimit dhe prezantimit para brezave të rijnë. Sot pasdite ne Gjakovë, u bë hapja zyrtare e muzeut të muzikës që është i vendosur në objektin e Taphanës, me te cilin synohet ruajtja e një tradite të pasur në komunën tonë, siç është ajo muzikore. Në këtë ceremoni, ka marrë pjesë edhe kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e cila ka thënë se synimi yne per Gjakoven eshte qe ta kthejme ne vendin i cili i mbajti keto tradita ne ditet me te veshtira, e tash ne Kosoven e pavarur keto tradita ne ti pasurojme duke bere kete objekt një pasuri e madhe për komunën e Gjakovës dhe qytetarët e saj. “Ky objekt këtu qysh në fillim ka qenë i destinuar që të jetë muze i muzikës, por të gjithë e dimë se i njëjti nuk e pati atë funksion deri me tani. Për mua nuk ka qenë e lehtë që në këtë vend ta vendosim muzeun e muzikës, megjithatë, ky inaugurim sot e tregon që synimi ynë për Gjakovën është që Gjakovën ta kthejmë në vendin e cili me të vërtetë mbajti këto tradita në ditët më të vështira”, ka thënë Kusari – Lila,
Nderkaq, drejtori për Kulturë, Rini e sport, Meriton Ferizi per Radio Gjakoven ka thene se ne kete muze jane te ekspozuara instrumente të vjetra, libra, shkrime, rroba dhe gjësende tjera që kanë të bëjnë me traditën muzikore të Gjakovës, e të cilat janë përdorur nga muzikant gjakovar në periudha të ndryshme kohore. Ai me kte rast u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë në pasurimin e këtij muzeu me eksponate apo gjesende të tjera që kanë të bëjnë me traditën muzikore gjakovare.










