Në Korrik pritet të mbahet konferencë me donator
Gjatë muajit korrik në Gjakovë pritet të mbahet një konferencë një ditore e investitorëve, në të cilën do të prezentohen disa projekte me rëndësi për komunën tonë, projekte që në të ardhmen mund të realizohen përmes partneritetit publiko–privat.
Sipas zyrtarëve komunal, aktualisht është duke u kontaktuar me shumë organizata e kompani ndërkombëtare, në mesin e tyre edhe kompani të kosovarëve në diasporë, e të cilët kanë shprehur interesim të madh të jenë pjesë e kësaj konferecne dhe pjesë e realizimit të projekteve për Gjakovën.
Në komunë thonë se janë të bindur se kjo konferencë do të jetë e sukseshme dhe rezultatet e para do të shihen shumë shpejtë.