.
Published On: Mon, Jul 20th, 2015

Temperaturat e larta, mjekët: Shmangni daljen në diell

Share This
Tags

tem=larta-23Temperaturat e larta me të cilat po përballemi në këto ditë korriku, mund të riskojnë shëndetin e gjithësecilit nëse nuk do të kujdesemi.

Për t’i përballuar sa më lehtë këto temperatura, mjekët këshillojnë evitimin e daljes në orët e pikut, në rast të kundërt nëse nuk mund ta evitojnë, dhe u duhet të dalin në rrugë të mbajnë ujë me vete dhe kapele. Të konsumojnë lëngje frutash të freskëta dhe jo ato që tregtohen.

Mjekët këshillojmë që nga ora 09.00 deri në orën 16:00 pasdite, që është piku i vapës, të mos dalin.

Ata gjithashtu këshillojnë të frekuentohen ambiente të freskëta, por sipas tyre duhet patur shumë kujdes nga ambiente me ajër të kondicionuar apo dhe përdorimi i kondicionerit në shtëpi, pasi kalimi nga një ambient shumë i nxehtë në atë të freskët dëmton shëndetin.

Temperatura e kondicionerit në shtëpi nuk duhet mbajtur më pak se 25 gradë celcius. Kujdes tregoni edhe me ushqimet.