Në Rogovë të Hasit rivarrosën dëshmorët dhe martirët të kombit
Sot, në fshatin Rogovë të Hasit përfundoi zhvarrimi dhe rivarrimi i trupit të heroit të kombit Haxhi Hoti, komandant “Lleshi”, si dhe i njëzet dëshmorëve dhe martirëve të kombit të këtij lokaliteti, të cilët u flijuan në luftën e fundit çlirimtare të Kosovës. Trupat e këtyre të rënëve, që me gjak vunë themelet dhe jetësuan lirinë dhe pavarësinë, u rivarrosën në kompleksin memorial në varrezat e të rënëve të luftës së fundit, po në Rogovë të Hasit, që po realizohet nga Komuna e Gjakovës.
Në emër të Komunës së Gjakovës , nënkryetari Ramadan Hoti falënderoi të gjitha familjet e dëshmorëve, të martirëve, si dhe gjithë ata të cilët përkrahën dhe po kontribuojnë që ky projekt të realizohet në mënyrën më të mirë.










