.
Published On: Wed, Jul 20th, 2016

Në Universitetit “Fehmi Agani” mbahet provimi pranues per studentë

Share This
Tags

Në Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, sot eshte mbajtur provimi pranues për studentë të vitit akademik 2016-2017, ku për një ulëse, në 6 programe të këtij universiteti, kanë konkurruar 2 kandidatë. Shaban Buza, rektor, për Radio Gjakovën ka thënë se është shtuar numri i studentëve për këtë vit akademik, që është një lajm i mirë për studentë të ardhshëm. Më saktësisht, në vitin akademik 2016-2017, në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë do të pranohen 540 studentë të rinj, ndërkohë që ky numër do të rritet meqë sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë, atij mundë ti shtohen edhe 12 përqind të studentëve nga popullata jo-shumicë, 5 përqind vende janë të parapara për student potencial nga Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës, si dhe 2 përqind për fëmijë të dëshmorëve. Sipas rektorit Buza, interesimi më i madh mbretëron për drejtimin për edukim fillor dhe parashkollor si dhe drejtimin e infermierisë, ku për një vend të lire kanë konkurruar mbi 3 studentë potencial. Në vitin e ri akademik 2016-2017 nuk do të ketë mundësi regjistrimi në programin Gjuhë dhe Letërsi Angleze. Sipas rektorit Buza, një gjë e tillë është pasojë e mungesës së stafit akademik të kërkuar nga ministria.