Në vlugun e përgatitjeve për RADIOFEST 10
Derisa jehona e suksesit me programin festiv “35 vjet në Sofrën e Radio Gjakovës” ende ndjehet duke u komentuar program 24 orësh festiv, në redaksinë e Radio Gjakovës vazhdon ritmi i punës për përgatitjen sa më të mirë të festivalit të radiove, Radiofest 10.
Është ky një manifestim tradicional që organizohet për herë të dhjetë dhe që mbledh radiot shqiptare për të garuar në krijimtarinë radiofonike, në reportazhë, raport radiofonik dhe spot publicitar, të realizuar brenda vitit. Një juri profesionale do të vlerësoi punimet më të realizuara dhe do të ndaj çmimet për fituesit.
Radiofesti i sivjetëm shoqërohet me veprimtari përcjellëse që nisin që nga dita e enjte me javën e Radiofestit, me ç’rast në valët tona, në programin e mëngjesit, do të transmetohen çdo ditë të gjitha punimet radiofonike, pjesëmarrëse në këtë ngjarje unike në vendin tonë.
Radiofest mbahet me 21 nëntor nën ptaronatin e kryetares së komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila. Në akademin solemne që do të mbahet më 21 nëntor në pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” do të flitet edhe për jubileun e 35 vjetorit të Radio Gjakovës dhe të një dekade të Radiofestit./radiogjakova/










