.
Published On: Tue, Sep 6th, 2016

Nënshkruhen 45 kontrata për përfituesit e granteve në Komunën e Gjakovë

Share This
Tags

Në Kuvendin komunal të Gjakovës sot është bërë ceremonia e nënshkrimit të kontratave me organizatën Help lidhur me ndarjën e subvencionave të kësaj organizate në bashkëpunim me komunën, në lartësi prej 80 mijë euro për biznese te vogla. Në fjalën e saj kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, duke uruar përfituesit, ka vlerësuar këte llojë të mbështetjës të organizatës HELP në bashkëfinancim me komunën. Ajo ka theksuar se ky bashkëpunim është një vazhdimësi e programit komunal të granteve për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme dhe se qëllimi kryesor i këtij bashkëpunimi është që të stimulojmë MNVM-të që të zhvillojnë kapacitetet dhe veprimtarinë e tyre. Më tutje, kryetarja Kusari Lila është shprehur se vlera e grantit për Komunën e Gjakovës ka qenë rreth 100 mijë euro nga organizata HELP dhe Komuna ka participuar në vlerën prej 16 mijë euro.

Nga ana tjetër, Shqipe Breznica – koordinatore e programit për Kosovë, është shprehur tejet e kënaqur me bashkëpunimin me Komunën e Gjakovës duke theksuar se ky projekt është iniciuar me qëllimin kryesor për krijimin e vendeve të reja të punës. Znj. Breznica ka theksuar që prej 360 aplikacioneve sa kanë qenë në Gjakovë, janë përzgjedhur 45 përfituesit më të mirë. Ndërkohë, ajo ka falënderuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe Ministrinë e punës dhe Mirëqenies Sociale në Kosovë për kontributin në projektin e Skemës së Granteve.

Ndryshe, edhe përkundër mbështetjeve të here pas hershme, nisur nga mundësitë tejet të limituara të komunës në këte fushë, nevoja për mbështetje të biznesit në komunën e Gjakovës vazhdon të jetë shumë e madhe dhe pengesë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomikë.