.
Published On: Sat, Jan 10th, 2015

Nesrete Kumnova: Kryeministër, shkarkoje Jabllanoviçin!

Share This
Tags

nesrete-kumnovaKryetarja e “Thirrjeve të nënave”, Nesrete Kumnova që ka qenë më e zëshmja gjatë këtyre ditëve pas deklaratave ofenduese të ministrit Jabllanoviç, po habitet se di ende Isa Mustafa nuk e ka shkarkuar titullarin e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Në një intervistë për KTV-në, ajo duke e quajtur “të pafytyrë” dhe “shovinist”, Jabllanoviçin, ka deklaruar se Kosova nuk ka nevojë për ministra rrebelë.

“Qeveria e Kosovës nuk ka nevojë për ministria rrebel që nuk i binden Kushtetutës. Ai u tregua i pafytyrë, shovinist, kur tha se nuk e ka ditur që në Gjakovë paska të vrarë, ndërsa edhe më keq kr tha se ai e paska pas ditur që këta të vrarë janë pasojë e bombradimeve të NATO-s. Kryeministri duhet ta shkarkojë!”, ka thënë Kumnova./radiogjakova/