Nga e Hëna ofiqaria do të punoj me orar të shtuar

Foto ilostruese
Që nga dita e hënë, ofiqaria e komunës së Gjakovës do të punojë me orar të zgjatur dhe me staf të shtuar në menyrë që ta përballojnë fluksin e bashkëatdhetarëve të cilët gjatë pushimit në Gjakovë do të kenë nevojë për pasije me dokumente të ndryshme.
Sipas drejtorit të Administratës, Armend Vokshi, gjatë sezonit veror, konkretisht deri me datën 15 shtator orari i punës në ofiqarinë komunale do të jetë deri në orën 18, ndërsa në ndihmë të punëtorëve aktual do të jenë edhe 3 punëtorë shtesë.
Sipas drejtorit Vokshi, gjatë këtyre ditëve në ofiqari do të punojnë pa asnjë ndërprerje të gjithë, konkretisht të shtatë sportelet sa janë në objektin e komunës. Drejtori Vokshi gjithashtu ka bërë të ditur se sivjet nuk do të ketë mungesa të certifikatave apo ekstrakteve, ndërsa risi tjetër që do të ndikojë në efikasitetin e administatës do të jetë edhe funksionalizimi i sistemit digjital të pritjes.