.
Published On: Mon, Aug 8th, 2016

Nga KRU “Radoniqi-Dukagjini” ujiten mbi 5 mijë hektarë tokë

Share This
Tags

Shiu i cili që nga dita e djeshme ka filluar të bie në territorin e komunës së Gjakovës, ka gëzuar fermerët përkatësisht pemëtarët dhe perimtarët, të cilët gjatë muajve të kaluar janë ballafaquar me mot të thatë dhe temperatura të larta. Lidhur me funksionimin e sistemit të ujitjes, si dhe me gjendjen aktuale në arat e komunës së Gjakovës e më gjerë, Jahja Kadria, drejtor i Kompanisë Regjionale të Ujitjes Radoniqi-Dukagjinit, me seli në Gjakovë, ka thënë se kjo kompani disponon me sistem bashkëkohor të ujitjes, i cili punon sipas kërkesës së bimës, gjë e cila mundëson kursimin e ujit, ndërkohë që redukton edhe angazhimin e fuqisë punëtore: “Nga data 12 prill, kemi filluar me furnizim perkatesisht me ujitje te sipërfaqeve te tokes, mbi pesë mijë hektarë, të komunave te Gjakoves, Rahovecit dhe Prizrenit”, ka thene Kadria. Ai ka veçuar edhe ndryshimin pozitiv të qasjes së fermerëve kur është fjala tek pagesa për ujin e shpenzuar për ujitje. “Dy vitet e fundit verehet nje vetëdijesim dhe pergjegjesi e fermereve per te shlyer borgjet qe kane ndaj kompanise. Ne kete drejtim lehtësira fermereve ju ka ofruar edhe Ligji per faljen e borgjeve”, ka shtuar Kadria.

Sistemi i ujitjes në Kompaninë Regjionale të Ujitjes Radoniqi-Dukagjini, me seli në Gjakovë, ka një rrjetë nëntokësore me një shtrirje të gjerë në gjatësi prej 1 mijë e 200 kilometra, dhe problem në vete në këtë drejtim paraqet mirëmbajtja e këtij rrjeti, aq më parë kur dy vitet e fundit është ndërprerë në tërësi mbështetja e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për kompanitë publike, të cilës i takon edhe Kompania Regjionale e Ujitjes Radoniqi-Dukagjini.