Ngjarja në Smolicë, arrestohet një i dyshuar
Policia e Gjakovës ka arrestuar një person si të dyshuar për ngjarjen e 21 prillit të këtij viti në Smolicë, kur një person i panjohur kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture në të cilën ndodheshin dy të tjerë.
Policia nuk e ka dhënë identitetin e të arrestuarit, por njofton se i njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Nga ngjarja e Smolicës nuk ka pasur pasoja në njerëz, por vetëm materiale, saktësisht dëmtim të automjetit.