Ngrihet grupi punues për energjinë efiçiente
Pas vendimit të kryetares së komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, është bërë përcaktimi i grupit punues i cili ka përgatitur të dhënat për hartimin e “Planit Komunal për Energji Efiçiente”, qëllimi i të cilit është përmbushja e synimeve në fushën e energjisë dhe mbrojtjes së ambientit, plan ky i cili është prezantuar në asamblenë komunale.
Sipas këtij plani, komuna e Gjakovës do të arrijë të përmirësoi situatën në fushën e energjisë efiçiente gjë e cila do të reflektoi në zvogëlimin e emetimit të gazrave e në të njëjtën kohë edhe me mbrojtjen e ambientit. Ky plan komunal për energji efiçiente është fokusuar në rindërtimin e objekteve komunale me masa përkatëse efiçiente, duke përfshirë këtu objektet shkollore, parashkollore, shëndetësore dhe kulturore, të cilat janë institucione buxhetore.
Ndryshe, roli parësor i tërë infrastrukturës së sektorit të energjisë në Kosovë, është furnizimi i sigurt dhe i qëndrueshëm i vendit me energji për përdorim fundor, në harmoni me politikat energjetike të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian./radiogjakova/