.
Published On: Sat, Nov 29th, 2014

Ngrihet lartë figura e Ibrahim Fehmiut

Share This
Tags

akademia-ibrahim-fehmiuNën patronatin e kryetares së Komunës së Gjakovës, në bashkëpunim me Shoqatën e Intelektualëve “Jakova”, është mbajtur në Gjakovë, akademia kushtuar jetës dhe veprës së patriotit, mësuesit veteran, Ibrahim Fehmiu. Gjithashtu gjatë kësaj Akademie është shënuar edhe 65 vjetori i diplomimit të gjeneratës së dytë të Shkollës Normale Shqipe të Gjakovës.

Fillimisht të pranishmëve me një fjalim rasti u është drejtuar kryetarja Kusari Lila, e cila vlerësoi figurën e çmuar të Ibrahim Fehmiut dhe të emrave tjerë që kanë ngritur arsimin jo vetëm në Gjakovë por në të gjitha trevat shqiptare.

“Jeta e Ibrahim Fehmiut, për pos një biografie të pasur, është më shumë një guxim në vete, që duhet të na shërbej gjithmonë si shembull për të vazhduar synimet tona. Arsimi si shtylla kryesore e zhvillimit, gjithmonë ka qenë identifikimi i vlerave të Gjakovës. Vet fakti që sot jemi mbledhur jo vetëm për të përkujtuar një atdhetarë, por edhe një gjeneratë të tërë të Shkollës Normale Shqipe të Gjakovës.

“Gjakova është e mbushur me emra të mëdhenjë, intelektual, veprimtarë, atdhetarë, të cilët në cdo hap të jetës dhuruan kujtime të mira, të dalluara dhe shembuj për të tjerët, andaj përkujtimi i veprës së tyre, përpos një akademie, do mbetet edhe obligim i yni institucional, që të ja rikthejmë mekanizmat Gjakovës për arsim të mirëfilltë dhe për zhvillim të qëndrueshëm, duke u bazuar në shembullin që ata lanë pas”, tha ndër të tjeraKusari Lila.

Për të elaboruar më shumë jetën e Ibrahim Fehmiut, por edhe rëndësin që paraqiti diplomimi i gjeneratës së dytë të Normales së Gjakovës, foli Prof.Dr. Pajazit Nushi i cili theks të veçantë i kushtoi  të arsimit në Kosovë dhe Shqipëri gjatë viteve 1892-1951.

Akademin e përshëndetën edhe Prof. Arsim Fehmiu, anëtar i Këshillit Organizativ dhe autor i monografisë “Shkolla Normale Shqipe e Gjakovës”, si dhe Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Gjakovës, znj. Diana Qarkaxhija.