Ngrihet lartë figura e Sejfedin Bakallit
Gjakovë- Pas vdekjes së Sejfedin Bakallit në moshën 80 vjeçare, i cili ka qenë kryetar i komunës dhe njëri prej themeluesve dhe bartësve të disa posteve në lëmin e drejtësisë, Komuna e Gjakovës, nën patronatin e kryetares Mimoza Kusari Lila ka organizuar mbledhje komemorative si dhe ceremonitë tjera të varrimit.
Në këtë mbledhje kujtime miqësore dhe kontribuese për zhvillimin e Komunës së Gjakovës ka sjellur miku i tij, Haki Dushi. Ndërkaq, nga familja Bakalli janë shprehur falënderimet ndaj kryetares së Komunës për ngushëllimet dhe angazhimin e saj për varrim dinjitoz të kryefamiljarit të tyre.
Në fjalën e saj, Mimoza Kusari Lila ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e Bakallit, ndërsa është shprehur se i ndjeri kakovën, drejtësinë, infrastrukturën dhe zhvillimin.
“Po flas për një kryetar komune, i cili udhëhoqi Gjakovën në vitet kur unë nuk isha e lindur. Mirëpo, marrë të drejtën të flas për kontributin e tij sepse janë gjenerata të tëra të banorëve të komunës së Gjakovës që e kujtojnë me krenari kohën kur i ndjeri Sejfedin Bakalli ishte kryetar i Gjakovës. Ai ishte i angazhuar në vazhdimësi që të zgjidh problemet e të tjerëve, që të përmirësojë infrastrukturën dhe t’i jep kahjen drejt zhvillimit komunës së Gjakovës.”, ka thënë Kusari-Lila.
Sejfedin Bakalli pos që ishte kryetar i Gjakovës, ai u angazhua në vazhdimësi edhe në ngritjen e nivelin të drejtësisë duke bërë një karrierë të bujshme, fillimisht si gjykatës në Gjykatën Komunale, si kryetar i Gjykatës Komunale, themelues i Prokurorisë, kryetar i Gjykatës Ekonomike të Qarkut dhe gjykatës në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës./radiogjakova/