.
Published On: Thu, Nov 7th, 2013

Ngrohtorja fillon sezonin më 15 nëntor

Share This
Tags

ngrohtorjaGjakovë- Zyrtarë të Ngrohtores së Qytetit në Gjakovë kanë thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e sezonit dimëror, ndërsa kanë premtuar se po bëjnë përpjekje maksimale që ky sezon do të përfundojë me sukses.

Drejtori i kësaj ndërmarrje, Astrit Dema ka thënë se është planifikuar që sezoni të fillojë me 15 nëntor, pasi sipas parashikimeve deri në atë datë temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta, por nuk e ka përjashtuar mundësinë që sezoni të fillojë edhe më herët, nëse eventualisht bien edhe temperaturat.

Ai ka shtuar se për fillimin e sezonit është siguruar edhe lënda e parë, konkretisht mazuti, ndërsa me kohë janë bërë kërkesat për subvencione shtesë edhe në organet përkatëse, gjegjësisht në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe atë të Financave dhe pritet që këto mjete të alokohen pa problem.

Dema gjithashtu ka bërë të ditur se gjatë verës është bërë edhe remonti i tërësishëm teknik në ndërmarrje dhe nuk pritet që gjatë sezonit të dimrit të ketë problem teknike.

Megjithatë, drejtori Dema ka thënë se fati i sezonit mund të varet direkt edhe nga gatishmëria e konsumatorëve për të pagur faturat e këtij sezoni por edhe borxhet paraprake. Sipas tij, vetëm me pagesë të rregullt mund të garantohet ngrohje cilësore dhe në afat të gjatë./radiogjakova/