Nis jetësimi i projektit “Për gratë ndërmarrëse”
Në Qendrën Inovative në Gjakovë ka nisur jetësimi i projektit të programit “Për gratë ndërmarrëse”, që si projekt gjashtëmujor është mbështetur nga banka TEB, shoqata “Girisin” nga Stambolli dhe shoqata e grave “Sheera” e Gjakovës.
Me hapjen e këtij programi, kryetarja Mimoza Kusari-Lila ka përshëndetur gjithë mbështetësit dhe pjesëmarrëset, duke pohuar se “duhet të ndryshojë aspekti i qasjes së femrave në financa, prandaj ky projekt është i domosdoshëm me synim të zhvillimit ekonomik lokal, pasi ajo nuk mund të bëhet vetëm nga gjysma e popullatës, pra vetëm nga ajo e gjinisë mashkullore, dhe si projekt i rëndësishëm cyt të rinjtë që të jenë shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik”.
Projektin e kanë përshëndetur edhe përfaqësues tjerë mbështetës të këtij programi, ku pas gjashtë muajve, varësisht nga performanca e treguar do të përzgjedhjen disa prej pjesëmarrëseve të këtij projekti të cilat më pas, para investitorëve turq do t’i shpalosin idetë dhe bizneset e tyre.










