.
Published On: Sat, Jun 24th, 2017

Nis ndërtimi i shkollës së re “Luigj Gurakuqi”

Share This
Tags

Kanë nisur punimet në ndërtimin e shkollës së re “Luigj Gurakiqu” në fshatin Korenicë në Gjakovë.

Ky investim po realizohet  në kuadër të projekteve prioritet të Komunës për objektet shkollore dhe po financohet nga Ministria e Arsimit të Kosovës.

Objekti i ri shkollor do të këtë hapësirë 940 m2, ndërsa vlera e investimit është 380 mijë euro. Pas ndërtimit të shkollës së re mësimi pritet të zhvillohet në një ndërrim.

Komuna  po ashtu po investon edhe në rrugën, Ramoc – Korenicë dhe shtresa e parë e asfaltit vetëm ka përfunduar, ndërsa kjo rrugë lidh dy fshatrat dhe shkollën e Korenicës./radiogjakova/