Nis ndërtimi i shtëpive për 6 familje skamnore
Paraditen e së mërkurës u organizua ceremonia e vendosjes së gurthemelit për fillimin e punimeve për ndërtimin e 6 shtëpive për rastet sociale, përkatësisht familjeve të cilat tash e 18 vite jetojnë në barakat e “Erenikut”.
Në solemnitetin e organizuar me këtë rast, nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Armend Vokshi, fillimin e realizimit të këtij projekti e ka veçuar si datë të rëndësishme, nisur edhe nga fakti se bëhet fjalë një projekt i cili është premtuar për tu realizuar vite me radhë, por nuk ka arritur të realizohet deri me tash.
Vokshi shtoi se parcela e siguruar nga komuna e Gjakovës, do të jetë në dispozicion edhe për ndërtimin e shtëpive tjera për familjet në nevojë:
Ndryshe, vlera e projektit për ndërtimin e 6 shtëpive për rastet sociale në Gjakovë është 150 mijë euro dhe është siguruar nga organizata holandeze “New Day Imact”.
Shtëpitë pritet të jenë gati brenda 3-muajsh gjë që nënkupton se në stinën e dimrit këto gjashtë familje do të jenë me kulm mbi kokë./radiogjakova/