.
Published On: Sat, Aug 26th, 2017

Nisin procedurat për emërtimin e teatrit “Hadi Shehu”

Share This
Tags

Ashtu siç kishte paralajmëruar Radio Gjakova muaj më parë, Komuna e Gjakovës ka nisur procedurën që Teatri i Qytetit të marrë emrin e aktorit të madh, tashmë të ndjerë, Hadi Shehu.

Komuna do të organizojë debat public me qytetarët e komunës dhe personat e tjerë të interesuar për ndërrimin e emerit të teatrit nga “Teatri i Qytetit të Gjakovës” në Teatri i Qytetit të Gjakovës “Hadi Shehu”.

Takimi publik me qytetarë do të mbahet të hënën e 11 shtatorit në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Gjakovës me fillim në ora 11:00./radiogjakova/