Një trup i pajetë gjendet në lumin Erenik
Një trup i pajetë është gjetur pasditen e së dieles në lumin Erenik të Gjakovës. Lajmin për Radio Gjakovën e ka konfirmuar edhe Stacioni Policor në Gjakovë i cili informatën për rastin e ka marr të dielën në ora 13:45 nga një qytetar.
Menjëherë patrullat policore iu janë përgjigjur rastit të cilët kanë konstatuar se personi ishte pa shenja jete. Identifikimi i personit është bërë në bazë të dokumenteve të identitetit që janë gjetur në rrobat e tij, dhe bëhet fjalë për personin F.S, 71-vjeçar nga komuna e Gjakovës.
Në vendin e ngjarjes dolën edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë si dhe ekipi nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Trupi i pajetë është dërguar për obudksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore por deri më tani, sipas policisë, nuk ka ndonjë dyshim lidhur me vdekjen e personit./radiogjakova/