.
Published On: Fri, Jan 23rd, 2015

Një vit nga aksidenti tragjik i Zarushit (FOTO&VIDEO)

Share This
Tags

gjylgjyzare-Temperaturat e larta që mbretëruan atë 23 janar të vitit 2014 në Gjakovë kishin shtyrë Gjylgjyzare Karaxhija Xharavinën që, ndryshe nga herët e tjera, të nisej me biçikletë për në vendin e punës, në të cilin nuk arriti kurrë.

Si çdo mëngjes, kishte mbushur shportën me libra e ëmbëlsira që tashmë e kishte bërë traditë t’ua dërgonte pjesëmarrësve në trajnimet që ajo i mbante në Qendrën e Edukimit të Vazhdueshëm në Gjakovë.

E ngarkuar më shumë se herëve tjera, Gjylgjyzarja, e njohur si Zarushi, pak para se të arrinte në vendin e saj të punës e kishte telefonuar kolegun shumëvjeçar, Rubik Bejtullahun.

“Rubik dil për dy minuta përpara zyrës se i kam dy qese me vete dhe më ndihmo”, tregon Rubiku fjalët e fundit me Zarushin. Ai kishte dalë ta priste, por Zarushi nuk dukej kund. Pak metra më tej ajo ishte goditur nga një furgon dhe ishte dërguar menjëherë në Qendrën Emergjente në Gjakovë.

“Prita që po vjen e nuk shkuan as dhjetë minuta e më telefonoi një studente e jona që punon në Qendrën Emergjente me lajmin e keq se Zarushi është aksidentuar. Se është në gjendje kritike, pa vetëdije dhe ka gjakderdhje në tru”, tregon më tej Rubiku, i fundit që ka biseduar me të ndjerën Xharavina.

Ajo ishte aksidentuar nga një furgon “Ëolksëagen T4” në rrugën që të shpie drejt spitalit, përgjatë Parkut të Kusarëve. Ishte ora 08.30 dhe në orën 09.00 duhej të fillonte punën. Raportet e para policore treruan se biçikleta ishte goditur nga prapa në rrotën e pasme dhe e ndjera kishte rënë me kokë në xhamin e furgonit për t’u rrëzuar në asfalt.

Ajo që dihet është se në spitalin e Gjakovës ajo kishte shkuar pa vetëdije. Ekipi kujdestar me në krye mjekun Jeton Vorfi ia kishin dhënë ndihmën e parë sa për t’ia ndaluar gjakderdhjen e madhe dhe menjëherë me ndihmën e shpejtë, ishte nisur drejt Qendrës Emergjente në Prishtinë. Prej aty, me insistimin e familjarëve, Zarushi ishte dërguar në Shkup në spitalin “Sistina”.

“Dy orë e gjysmë ka zgjatur operacioni. Pas intervenimit mjeku kujdestar na tha se gjakderdhjen ia kemi ndërprerë, por për fat të keq truri është i dëmtuar rëndë dhe prognoza është e keqe, me gjasa vetëm një për qind dhe ajo, nëse ndodh, është mrekulli e zotit”, tregon Rubiku, i cili e kishte shoqëruar bashkë me familjarët e të ndjerës.

U ishte thënë se 72 orët e para janë kritike, por asaj rrahjet e zemrës i ishin ndalur vetëm 48 orë nga aksidenti. Zarushit iu dha lamtumira me nderime të mëdha nga qytetarët e komunës së Gjakovës më 27 janar. Për të u organizuan disa akademi përkujtimore, shumë aktivitete në nderim të saj, ndërsa gjatë vitit morri edhe disa ccmime. Zarushi ishte asmbleistja më e votuar e komunës së Gjakovës./radiogjakova/

varrimi-zarush