.
Published On: Mon, Jun 22nd, 2015

Nuk aprovohet kërkesa për ndalimin e qarkullimit të automjeteve pas orës 20 gjatë periudhës së verës në rrugën kryesore “Nënë Tereza”

Share This
Tags

gjakova-rrethi-kazerma

Qytetarët e komunës së Gjakovës, këte vit nuk do të kenë mundësi që gjatë dy muajve të verës, të lëvizin lirshëm përkatësisht të shetisin në orët e mbrëmjës, në rrugën kryesore të qytetit pa qenë të rrezikuar nga automjetet e shumta, gjë e cila viteve të fundit ishte praktikuar në komunën tone.

Më saktësisht  kërkesa  për ndalimin e qarkullimit të automjeteve pas orës 20  gjatë periudhës së verës në rrugën kryesore “Nënë Tereza” nuk është miratuar në mbledhjen e fundit të Bordit të Drejtorëve në Kuvendin Komunal të Gjakovës, gjë e cila do të thotë se   gjatë këtij viti nuk do të ketë ndalës të qarkullimit të automjeteve në këtë aks rrugor.

Si bëjnë të ditur nga Drejtoria Komunale për Shërbime Publike, një vendim i till ka ardhur për shkakë se me mbylljën për qarkullim të automjeteve  të Qarrshisë së Vjetor, pastaj me lëshimin në funksion të Platosë së Namzgjahut, si dhe me parqet e qytetit, në Gjakovë janë krijuar hapsira të mjaftueshme të cilat mundë të shërbejnë si shetitore për këmbësor, ndërkohë që vite me radhë mbyllja për qarkullim për automjete e rrugës “Nëna Terezë“, ka rënduar tejmase trafikun në tërë qytetin, meqë një gjë e till ka rreflektuar pothuajse në të gjitha akset rrugore në komunë.