Nuk do ta lënë në harresë rastin Jablanoviq !
Përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët mblodhën 14 mijë nënshkrime për kallëzimin penal kundër ish–ministrit Jabllanoviq, kanë thënë se nuk do ta lënë në harresë këtë çështje edhe përkundër faktit se rasti Jabllanoviq tashmë ka shkuar në Prokurorinë Speciale në Prishtinë. Driton Dobruna, njëri nga përfaqësuesit e këtij grupi, ka bërë të ditur për Radio Gjakovën se janë duke e vërejtur një tendencë të politikës për lënje në harresë të këtij rasti, por sipas tij, grupi i shoqërisë civile me përkrahjen e medieve dhe disa avokatëve të fuqishëm kosovar është duke insistuar që aktakuza kundër Jabllanoviqit të shkojë deri në fund dhe ish–ministri ta marrë ndëshkimin e merituar. Sipas Dobrunës, në këtë rast ndihmë ka ofruar edhe Avokati Publik, Sami Kurteshi, i cili ka thënë se nëse lënda do të zvarritet edhe më tej, ai duke u bazuar në kompetencat e veta do ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetuese.










