Nuk kënaq numri aplikimeve për legalizim të objekteve pa leje
Është përmbyllur afati për aplikim për legalizimin e objekteve pa leje në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, proces ky i cili është përcjellur me probleme të konsiderueshme. Lidhur me këtë, ushtruesja e detyrës së drejtorit të Drejtorisë komunale për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Gjakovë, Elida Bejtullahu, për Radio Gjakovën është shprehur tejet e pakënaqur me rezultatet e arritura, përkatësisht me numrin e aplikimeve për legalizim. Sipas, Bejtullahut, pakënaqësia është edhe më e madhe nisur nga fakti se bëhet fjalë për një proces i cili është shumë i rëndësishëm për pronarët e objekteve të ndërtuara pa leje.
Ndryshe, ndonëse ende nuk është bërë e ditur nëse do të shtyhet ky afat kohor apo jo, për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje, ajo që dihet tashmë është se Ligji për Legalizim, do të plotësohet dhe ndryshohet. Këtë e ka konfirmuar vetë Ministri i Mjedisit, Ferid
Agani, i cili ka thënë se për shkak të problemeve të shumta rreth procedurave të legalizimit, ligji aktual nuk po arrin të zbatohet në tërësi.










