.
Published On: Mon, Jun 6th, 2016

Numri i nxënësve të cilët për herë të parë do të ulën në bankat shkollore me i vogel se vitin e kaluar

Share This
Tags

Pas përfundimit të vitit shkollor 2015/2016 për nxënësit e shkollave të mesme, në Gjakovë, këtë fundjavë është mbajtur testi i maturës shtetërore. Lidhur me këtë, Diana Qarkaxhia, drejtoreshë e Drejtorisë komunale për Arsim, për Radio Gjakovën, ka thënë se ecuria e këtij teksti është realizuar në bazë të standardeve të hartuara më parë, ndërkohë afati i dytë për të gjithë ata maturantë të cilën nuk arrijnë ta kalojnë me sukses testin e maturës shtetërore në afatin e parë do të jetë një tjetër afat në muajin gusht.

Ndryshe, në Drejtorinë komunale të arsimit në Gjakovë, kanë nisur edhe përgatitjet për regjistrimin e nxënësve në klasat e para të shkollave fillore. Sipas drejtoreshës Qarkaxhia, numri i nxënësve të cilët për herë të parë do të ulën në bankat shkollore në komunën e Gjakovës, do të jetë më i vogël se në vitin e kaluar ndërkohë që sfidë e drejtorisë mbetet sistemimi i mësimdhënësve të cilët do të mbesin pa klasë të tyre.