.
Published On: Sat, Feb 25th, 2017

Nxënësit debatojnë për “Rrjetet sociale dhe përdorimi i tyre”

Share This
Tags

Në kuadër të projektit “Komuniteti i të mësuarit së bashku”, i cili ka për qëllim ngritjen e nivelit të artit të të mësuarit dhe të nxënit, në ambientet e Shkollës Fillore “Kelmend Rizvanolli” në Gjakovë sot ( te shtunen) është organizuar aktiviteti i pare. Projekti ka nis me debatin ne temen “Rrjetet sociale dhe përdorimi i tyre nga të rinjtë”, i cili ka zgjuar interesim tek nxënësit pjesëmarrës. Ata kane dëshmuar se kanë njohuri të mëdha për këtë fushë ndërkohë që i kanë numëruar anët pozitive të përdorimit të drejtë të rrjeteve sociale në ngritjen e nivelit arsimor, por edhe anët negative te tyre.

Në debat kanë marrë pjesë nxënësit e pesë shkollave që janë pjesë e këtij Komuniteti, përkatësisht shkollat “Kelmend Rizvanolli”, “Anton Çetta”- Dol, pastaj “Mazlum Kepuska”, “Fehmi Agani” dhe shkolla “Bajram Sadriu” – Berjahë.