.
Published On: Sun, Jan 19th, 2014

Operacioni “Cunami”, arrestime dhe armë me bollëk

Share This
Tags

operacioni-polGjakovë- Policia e Kosovës, në kuadër të operacionit “Cunami” që ka zhvilluar  në  Gjakovë ku ka bastisur 15 lokale afariste, ka  arrestuar 20 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, njofton Policia e Kosovës.

Gjatë operacionit janë gjetur dhe janë konfiskuar: 5 arme ilegale (dy pushke gjuetie dhe 3 revole), 1 elektroshok, 28 copë fishekë municion te kalibrave të ndryshëm, 2 thika,  1 boks metali (sulmues) dhe 1 këllëf revole .

Në mesin e 20 personave të arrestuar, prej tyre 5 persona janë për mbajtje  dhe kontroll te paautorizuar te armës, 2 për  ”veprimtari të pandërgjegjshme ekonomike dhe prishje e Rendit dhe Qetësisë Publike dhe 13 persona të kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë.