.
Published On: Sun, Apr 20th, 2014

Orkestra e “Prenk Jakovës” me një turne koncertesh

Share This
Tags
orkestri-Gjakovë- Orkestra e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, në kuadër të kalendarit vjetor të punës e në mbështetje të  Drejtorisë së Arsimit dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport organizon një  turne koncertesh nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.
Shfaqja e koncerteve  fillon  të martën (nesër) me koncertin në Gjakovë i cili do të shfaqet në skenën e shkollës së muzikës . Pastaj, talentët gjakovarë do të prezantohen  në Pejë me 23 prill , në Prizren me 25 dhe në Prishtinë me datë 26 prill.
Adhuruesit e muzikës do të kenë rastin të dëgjojnë orkestrën e shkollës në interpretim të veprave të njohura nga kompozitorët të njohur botëror. Solistët do të jenë: Artida Bakija, Kaltrina Berisha, Arian Zherka, Rron Bakalli,  Dalvin Mamusha dhe  Endrit Xërxa.  Të gjitha koncertet fillojnë në ora 19:30./radiogjakova/