OVL e UÇK-së Gjakovë nderon me mirënjohje “Pinçon”
Paraditen e së shtunës, kryesia e degës së Gjakovës të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka nderuar me mirënjohje luftëtarin Anton Lekaj, i njohur me pseudonimin “Pinço”.
Kjo mirënjohje u dha me motivacionin për kontribut të çmuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Lekaj vuajti dënimin prej 13 vitesh në Serbi dhe u lirua më 17 gusht të këtij viti.
Pas lirimit, ai shfaqi zhgënjimin e tij ndaj institucioneve të Kosovës për shkak të mosinteresimit ndaj rastit të tij./radiogjakova/