.
Published On: Thu, Oct 23rd, 2014

Pa kompromis, inspektorët të vendosur për të liruar hapësirat publike

Share This
Tags

shitesit-ambulantInspektorët komunal në Gjakovë po vazhdojnë me fushatën për lirimin e hapësirave publike dhe largimin e shitësve ambulantë. Në kontrollet e zakonshme të inspektorëve po asiston edhe drejtori i drejtorisë së Inspeksionit Mentor Sylmetaj, i  cili ka thënë se komuna është e vendosur që ta çojë deri në fund këtë aksion dhe për këtë do të jetë çdo ditë në teren.

Ai ka bërë të ditur se pas disa problemeve dhe rezistencës së shitësve, inspektorëve po iu bashkëngjiten edhe pjesëtarët e policisë së Gjakovës dhe me ndihmën e tyre edhe po bëhet konfiskimi i mallit të shitësve të padisiplinuar.

Nga ana tjetër, shitësit po vazhdojnë të ankohen se nuk po kanë hapësira të mjaftueshme për shitjen e mallrave të tyre, për faktin se edhe ato tregje që janë të destinuara për këtë qëllim nuk po i plotësojnë as kushtet më minimale për aktivitetin e tyre tregtar./radiogjakova/