.
Published On: Tue, Aug 1st, 2017

Pa kosha dhe rrjeta, dëmtohet fusha në sheshin “Beqir Kastrati”

Share This
Tags

Edhe pse ka vetëm tre javë që nga inaugurimi është dëmtuar fusha në sheshin “Beqir Kastrati”, saktësisht janë hequr koshat dhe rrjetat në fushën e basketbollit në këtë shesh.

Një banor njoftoi se kjo është hera e dytë që dëmtohen, por herën e parë janë mobilizuar vetë disa prej banorëve dhe i kanë zëvendësuar me të rinj.

Ka të tjerë në këtë bllok që mendojnë se duhet të vendosen kamera për të parandaluar dëmtimet e tjera.

Deri më tani nuk është parashikuar të ketë kamera në këtë zonë, por Komuna kishte apeluar tek banorët që të mirëmbajnë vetë sheshin pasi tani ju përket atyre./radiogjakova/