.
Published On: Fri, Aug 18th, 2017

Pa tituj të rinj dhe klimë, vështirësitë e bibliotekës “Ibrahim Rugova”

Share This
Tags

Biblioteka publike “Ibrahim Rugova” në Gjakovë po përballet me mungesë të theksuar të librave për të gjitha kategoritë e lexuesve.

Udhëheqësi i bibliotekës, Engjëll Berisha tha ka katër vite që ky institucion nuk është pasuruar me tituj të rinj të librave, duke mos pasur çfarë t’u ofrojë lexuesve.

“Kemi mungesë të materialeve studimore. Studentët që studiojnë në universitete nuk kanë me çfarë libra të shërbehen, ndërsa kanë kërkesa të mëdha”, tha ai.

Sipas Berishës gjendje jo e mirë është edhe në bibliotekat e shkollave, ndërsa librat sipas tij mungojnë në terësi në zonat rurale.

Përveç kësaj, lexuesit dhe studentët, gjatë ditëve të verës janë përballuar edhe me probleme të tjera, siç janë kushtet brenda objektit me vapën e madhe.

Sipas Berishës gjatë këtyre ditëve ka munguar sistemi i klimatizimit në objekt, për çka ka krijuar vështirësi studentëve./radiogjakova/