Padia ndaj Jabllanoviqit, ditën e parë mblidhen 2 mijë e 500 nënshkrime
Mbi 2 mijë e 500 nënshkrime janë mbledhur deri në orët e pasdites të së shtunës, përmes të cilëve, sipas neni 147 paragrafi 1 dhe 2, do ngritët kallëzim penal ndaj Aleksander Jabllanoviq, ku aty parashihet burgim dhe gjobë.
Deri në fund javës planifikohet të mblidhen 20 mijë nënshkrime. Kallëzimi penal ngritët për fyerje, nxitje nacionaliste, keqpërdorim i detyrës zyrtare etj.
Pas mbledhjes së nënshkrimeve do dërgohen tek kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, tek Avokatit të Popullit dhe tek kryeministri, Isa Mustafa.
Nëse nuk ndërmerret diçka shpejtë pas dorëzimit së nënshkrimeve, Shkëndije Hoda nga Këshilli i Shoqërisë Civile, thotë për KosovaPress, se do të shkojnë deri në Gjykatën Kushtetuese.
Në këtë iniciativë janë të përfshirë shoqëria civile, studentë të kolegjeve private, Kuqezinjtë e Jakovës, ‘Thirrjet e Nënave”, përfaqësues të partive politike që vijnë nga kjo komunë, përfaqësues të veteranëve të luftës dhe të organizatave Jo qeveritare që veprojnë në Gjakovë.