.
Published On: Sat, Jan 4th, 2014

Pagesat e ujit duhet të bëhen vetë

Share This
Tags

radoniqi-liqenGjakovë- Nga ky muaj të gjithë konsumatorët e kategorizuar si biznese të vogla dhe biznese të mesme, janë të obliguar që pagesat mujore për ujin e shpenzuar nga rrjeti i ujësjellësit të Kompanisë Rajonale të ujit “Radoniqi” në Gjakovë, ta bëjnë në njërën nga bankat që veprojnë në komunë ose në pikat e shitjes të KRU Radoniqi.

Këto pika janë të vendosura në zyrat e postës së Kosovës, në lokalitetin Piskotë, në lagjen “Mulla Jusuf”, në Çarshinë e Vogël, në fshatin Rogovë, pastaj në zyrat postare në Rahovec e Prizren si dhe në atë në Krushë të Madhe.

Konsumatorët e kategorisë së bizneseve të përmendura janë të obliguar që pagesat t’i kryejnë vetë, me që nuk do të ketë më inkasant, njofton shërbimi për informim i KRU “Radoniqi”. Nëse pagesat nuk kryhen me kohë, “Radoniqi” do të bëjnë shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit, ndërsa shpenzimet e punimeve do ti bartë konsumatori, në pajtim me ligjin dhe rregulloret në fuqi./RadioGjakova/