Pal Lekaj konfirmon pjesëmarrjen në protestë
Ish-kryetari i Gjakovës, aktualisht deputet i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Pal Lekaj, përmes rrjetit social Facebook ka konfirmuar se do të jetë pjesë e protestës së sotme që do organizohet në Gjakovë.
“Nesër (sot) edhe unë, do t’i bashkëngjitna protestës që organizohet në Gjakovë kundër ministrit të qeverisë sonë Aleksandar Jabllanoviq i cili i quajti qytetarët e Gjakovës “egërsira”, gjegjësisht kundër heshtjes së pushtetit tonë përball një deklarate fashiste, urrejtëse, anti-njerzore ndaj popullit tonë, ndaj qytetarëve të Komunës së Gjakovës familjaret e të cilëve shumë nga janë të vrarë, të masakruar dhe të zhdukur e që as varri nuk i’u dihet.
“E për të gjithë këtë krim vulën e mban pikërisht pushteti serb me funksionar urrejtës e luftënxitës dhe anti-njerzor të llojit të ministrit në fjalë”, ka shkruar mbrëmë në darkë Lekaj./radiogjakova/