.
Published On: Thu, Jan 11th, 2018

Paracetamoli P-500 nuk gjendet në barnatoret e Gjakovës

Share This
Tags

Të mërkurën në mbrëmje dhe gjatë se enjtes rrjetet sociale janë mbushur me me njoftimin urgjent për të mos konsumuar medikamentin Paracetamol P-500.

Në njoftim thuhej se bëhet fjalë për një tabletë me shkëlqim dhe shumë të bardhë, ndërkohë që, mjekët për këtë medikament paralajmërojnë se përmban virusin “machupo”, që konsiderohet si një prej viruseve më të rrezikshëm me një shkallë të lartë të vdekshmërisë.

Postimet e tilla kanë shqetësuar një numër të madh të qytetarëve gjakovarë, por në barnatoret e Gjakovës, pohojnë se asnjëherë nuk kanë disponuar me një paracetamol të tillë dhe ai nuk gjendet fare në rrjetin e barnatoreve të qytetit.

Në anën tjetër ndërlidhur me shkrimet ne media dhe postimet e ndryshme në rrjete sociale për këtë podukt i prodhuesit “Apex” i cili në këto postime llogaritet si një produkt vdekjeprurës, Ministria e Shëndetësisë, pas informatave të siguruara nga Agjencioni Kosovar për Pajisje dhe Produkte Mjekësore, ka njoftuar se produkti në fjalë nuk është i regjistruar në Republikën e Kosovës.

“Në të njëjtën kohë, inspektorët e Inspektoratit Farmaceutik janë duke kryer inspektime të rregullta në tregun farmaceutik kosovar, me qëllim të evitimit të qarkullimit eventual të çfarëdo produkti, i cili nuk ka autorizim marketingu dhe të drejtë qarkullimi në tregun kosovar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës./radiogjakova/