Partia e Drejtësisë ne Gjakovë shperndane 110 pako ushqimore per Kurban Bajram
Partia e Drejtësisë-Dega Gjakovë, për nder të festës së Kurban Bajramit, organizoi aktivitetin humanitar, tashmë tradicional të shpërndarjes së pakove ushqimore për familjet me nevoja të veçanta. Ky është viti i shtatë radhazi që përmes këtij aktiviteti synohet që familjeve me nevoja të veçanta, duke përfshirë jetimët, familjet e dëshmorëve, personat me aftësi të kufizuara, skamnorët dhe kategori të tjera në nevojë, që për fat të keq po shënojnë rritje në komunën e Gjakovës, t’iu sigurohen ushqimet themelore, duke dashur që sado pak të kontribuohet në pasurimin e sofrave të tyre në ditët festive.
Në kuadër të këtij aktiviteti modest, është realizuar shpërndarja e 110 pakove ushqimore për po aq familje në nevojë të komunës së Gjakovës.
Me këtë rast , Partia e Drejtësisë falënderon të gjithë ata që shprehën në vepër solidaritetin dhe humanizmin, duke pë rcjellur kështu mesazhet që e karakterizojnë këtë festë dhe mbështeten fuqishëm mbi parimet e fisnikërisë, bujarisë dhe dashurisë vëllazërore. “Dhashtë Zoti qe sa më parë të përmirësohet gjendja e rëndë sociale dhe ekonomike në vendin tonë, duke uruar njëherit që kjo festë të jetë edhe një rast, për të shpalosur akoma më thellë ndjenjat e vullnetit të mirë dhe respektit të ndërsjellët,” thuhet në njoftimin dhe urimin e Partisë së Drejtësisë në Gjakovë.










