.
Published On: Thu, Sep 25th, 2014

Pas mësimdhënësve, tani radha e drejtorëve

Share This
Tags

shkolla-gjimnaziPasi pothuajse ka përfunduar procesi i plotësimit të vendeve të zbrazëta të mësimdhënësve në të gjithë shkollat e komunës së Gjakovës dhe pasi është bërë plotësimi i të gjitha orëve mësimore, në proces pritet të futet verifikimi i drejtorëve të shkollave.

Këtë e ka konfirmuar për radion tonë kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e cila ka bërë të ditur se ka dyshime të bazuara se shumë drejtorë janë vënë në ato pozita pa plotësuar as kushtet minimale që kërkon një pozitë e drejtorit të shkollës.

E një arsye tjetër për këtë proces është edhe dyshimi se disa prej këtyre drejtorëve në vazhdimësi kanë tentuar ta bojkotojnë punën e drejtorisë komunale të arsimit. Sipas kryetares Kusari – Lila, rast konkret i këtij bojkoti është edhe vonesa, sipas saj e qëllimshme, e lajmërimit të vendeve të zbrazëta dhe nevojës për plotësim të orëve.

Ky veprim i drejtorëve, sipas Kusari – Lilës ka bërë që edhe konkurset e fundit të vonohen dhe të ndodhin disa ditë pas fillimit të vitit shkollor. Ndryshe, akuza për emërime politike të drejtorëve ka pasur edhe në të kaluarën, në kohën kur subjektet politike që tashmë udhëheqin me komunën e Gjakovës, kanë qenë pjesë e opozitës./radiogjakova/