.
Published On: Fri, Jul 15th, 2016

Pastrohen hapësirat e ish kazermës në Gjakovë

Share This
Tags

Brenda disa javësh hapësira e ish kazermës do të marrë një pamje të re, ku do të ketë staza të reja për këmbësor, e më vonë edhe terene sportive e gjelbërim. Sot, ka nisur zyrtarisht pastrimi i shkurreve dhe mbeturinave inert në këtë hapësirë në qendër të qytetit, e që në të ardhmën do të finalizohet si një qendër rekreative. Kryetarja e komunës Mimoza Kusari Lila që morri pjesë në fillimin e pastrimit të kësaj hapësire, tha se komuna është në fazën finale të projektit për të shëndruar këtë vend në një qendër terheqëse për qytetarët. “Me këtë projekt synojmë që qytetarëve të komunës së Gjakovës tu kthejmë një hapësirë rekreative të mirëfilltë, një hapësirë të cilën mund ta shfrytëzojnë për ecje, vrapim, apo qëndrim ditor. Është ky një lokacion që u ka munguar qytetarëve dhe që tash e tutje do të jenë në shërbim të plotë të tyre”, ka thënë kryetarja Kusari – Lila. Ndryshe, projekti për revitalizimin e parkut të qytetit parashihet të realizohetnë tri faza, duke nisur nga faza e parë e rrënimit të objekteve të vjetra, faza e dytë, kjo aktualja e rrafshimit dhe ndërtimit të shtigjeve të ecjes si dhe faza e tretë e gjelbërimit dhe ndërtimit të terreneve sportive. Për fazën e dytë, pastrimin,

rrafshimin, nivelimin dhe ndërtimin e shtigjeve të ecjes, tashmë janë ndarë rreth 100 mijë euro, mjete këto të siguruar nga Organizata zvicerane DEMOS si dhe komuna e Gjakovës. Sipas planit dinamik, rrafshimi i tërë parkut do të bëhet në një afat prej 10 ditësh, ndërsa deri në fund të verës pritet të ndërtohen edhe shtigjet e ecjes për gjatë tërë parkut.