PDK shkarkon Diana Qarkaxhiun
Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjakovë ka njoftuar se ka marrë vendim që ta shkarkojë nga të gjitha pozitat në PDK, Diana Qarkaxhinë.
Qarkaxhija ka qenë drejtoreshë e Arsimit në komunën e Gjakovës, ndërsa të mërkurën u shkarkua nga kjo pozitë nga kryetarja e Gjakovës bashkë me dy drejtorë tjerë dhe nënkryetarin e Gjakovës që vijnë nga PDK.
Për Qarkaxhinë, Kusari-Lila ka thënë se mund ta vazhdojë punën si drejtoreshë, por me kusht që të jetë e pavarur, e jo në PDK.