.
Published On: Tue, May 13th, 2014

Përfaqësuesit e Bursës vizitojnë Gjakovën

Share This
Tags

mimoza-qemajlGjakovë- Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila ka pritur në zyrën e saj të dërguarin e bashkisë së Bursës në Turqi, Emir Qemajl Beshkardesh dhe kryetarin e shoqatës “Sofra gjakovare” nga Shkupi, nga të cilët ka pranuar ftesën zyrtare të bashkisë së Bursës për pjesëmarrjen e dy ansambleve nga Gjakova, konkretisht ansamblit të qytetit dhe ansamblit “Shqiponjat e Dukagjinit” në festivalin tradicional “Koza Ipek” që për çdo vit mbahet në Bursa, nga data 23 deri me datën 27 maj të këtij viti.

E krahas kësaj çështje, kryetarja Kusari – Lila dhe zyrtari turk kanë biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit të Gjakovës me Bursën, veçanërisht në sferën e ekonomisë. Me këtë rast u bisedua për mbajtjen e një forumi ekonomik në Gjakovë me pjesëmarrje të shoqatës së biznesit të qytetit Bursa si dhe për mundësinë e investimeve nga biznesmenët e atjeshëm, shumë prej të cilëve në fakt janë edhe me prejardhje shqiptare.

Në emër të bashkisë së Bursës, Beshkardesh ofroi ndihmë edhe për rishqyrtimin dhe renovimin e Çarshisë së vjetër të Gjakovës nga arkitektet që janë ekspert për kulturën e vjetër osmane.

Gjithashtu u morr vendim që në shtator të këtij viti të mbahet një gala mbrëmje në Bursa me pjesëmarrje të “Sofrës Gjakovare” nga Shkupi bashkërisht me artistë të spikatur gjakovar të muzikës tradicionale qytetare./radiogjakova/