.
Published On: Thu, Jun 2nd, 2016

Perfundojne zgjedhjet e këshillave lokale në Komunën e Gjakovës

Share This
Tags

Aktiviteti për zgjedhjen e këshillave lokale në Komunën e Gjakovës është vlerësuar pozitivisht për faktin se tubimet e mbajtura deri me sot kanë qenë mjaft masovike dhe të pandikuara politikisht. Dr. Luan Gola, kryesues i kuvendit Komunal të Gjakovës i cili është edhe në Komisionin komunal për përcjelljen e këtij aktiviteti, për Radio Gjakovën ka thënë se në tubimet e deritashme për këshillat lokale kanë marrë pjesë mbi 3 mijë burra e gra, djem e vajza që kanë zgjedhur drejtuesit e këshillave lokale dhe kanë ofruar gatishmërinë për tu angazhuar për funksionalizimin e këtyre këshillave që është në të mirën e zhvillimit të fshatrave dhe lagjeve. Gola ka thënë se roli i këshillave lokale është mjaft i madh sepse vet banorët drejtpërsëdrejti punojnë për ngritjen e nivelit të kushteve më të mira të jetës dhe punës.

Te merkuren, u mbajtën zgjedhjet në bashkësinë e tetë lokale ndërkohë që, ky aktivitet përfundon sot (te enjten) me organizimin e tubimeve në

Këshillin lokal të tretë brenda qytetit, në shkollën fillore Mustafa Bakija, i Këshillit të katërtë, në shkollën fillore Emin Duraku. Veç Golës, në Komisionin komunal për monitorimin e zgjedhjes së këshillave Lokale janë edhe Luan Shllaku, Xhevat Zeneli, Arben Rogova dhe Anton Shala. Këtë aktivitet të zgjedhjeve për themelimin e këshillave lokale dhe përfaqësuesve të fshatrave të komunës së Gjakovës po e organizon Komuna e Gjakovës në bashkëpunim me organizatën Helvetas.