Përfundon fushata vetdijësuese për parandalimin e sëmundjeve malinje tek gratë
Me aktivitetin parandalues të mbajtur në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Ereniku” dhe Ambulancën e Mjekësisë Familjare në Babaj të Bokës, ka përfunduar fushata vetdijësuese për parandalimin e sëmundjeve malinje tek gratë, përkatësisht kancerit të gjirit dhe të cerviksit, organizuar nga Qendra Kryesore Mjekësisë Familjare në Gjakove ne bashkëpunim me Zyrën për Barazi Gjinore në Kuvendin Komunal të Gjakovës. Bëhet fjalë për fushatën e cila ka nisë në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 8 Marsit, ndërkohë që e njejta është realizuar gjate gjithë muajit mars, ne 10 Qendra të Mjekësisë Familjare dhe 16 Ambulanca të Mjekësisë Familjare në komunën e Gjakovës. Si jemi informuar nga Violeta Xërxa, drejtoreshë, në këtë fushtë kanë qenë të angazhuar një numër i madh i specialistëve të Mjekësisë Familjare dhe Infermierë familjare. Qëllimi i kësaj fushate ka qenë njoftimi i femrës gjakovare për masat e domosdoshme të cilat duhet marrë, lidhur me parandalimin e kësaj sëmundje vdekjeprurëse. Sipas drejtoreshës Xërxa, komuniteti e ka mirëpritur këtë fushatë, çka vërtetohet edhe me refleksionet e femrave ne takimet e mbajtura me profesionistët shëndetësor.










