.
Published On: Fri, Apr 1st, 2016

Përfundon tre mujori i parë i gjysëmvjetorit te dytë në shkolla

Share This
Tags

Te premten, përfundoj tre mujori i parë i gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor 2015/ 2016. Kështu, rreth 19 mijë 480 nxënës të komunës së Gjakovës, nga dita e nesërme do të dalin në pushim pranveror. Si jemi njoftuar nga Diana Qarkaxhia, drejtoreshë e Drejtorisë komunale për Arsim në Gjakovë, gjatë ditëve të pushimit do të mbahet takimi me të gjithë drejtorët e shkollave të komunës së Gjakovës, ku do ti bëhet një analizë përkatësisht rezime punës dhe të arriturave gjatë tre muajve të pare të gjysëmvjetorit të dytë. Sipas drejtoreshës Qarkagjia shkollarët e komunës së Gjakovës, do të rikthehen në bankat shkollore të martën me 12 prill, ndërkohë që gjatë muajve të mbetur të këtij vitit shkollor do të ndryshoi edhe kohëzgjatja e orëve të mësimit, nga 40 minuta sa ishte gjatë periudhës së dimrit në 45 minuta. Ndryshe, muajin e ardhshëm përkatësisht me 13 maj, mësimin e përfundojnë rreth 1 mijë e 400 maturantë të komunës së Gjakovës.