.
Published On: Fri, Jun 23rd, 2017

Përfundon viti shkollor, vlerësimi më 10 korrik

Share This
Tags

Rreth 12 mijë nxënës të shkollave fillore të komunës së Gjakovës, nga klasa e I-rë deri në të VIII-n, e kanë përfunduar vitin shkollor 2016-2017.

Përpos tyre,  këtë vit shkollor e kanë përmbyllur edhe rreth 1 mijë nxënës në nivelin parafillor.

Në Drejtorinë e Arsimit  thonë se  në proces është faza e kontrollimit të rezultateve të arritura të nxënësve, ndërkohë që, çdo gjë pritet të bëhet e ditur me 10 korrik, kur do të bëhet shpallja zyrtare e rezultateve.

Ndryshe, gjatë pushimeve të verës, stafi i mësimdhënësve dhe udhëheqësit shkollor do të vazhdojnë trajnimet për kurikulën e re si dhe trajnimet e organizuar nga GIZ-i, në fushat e matematikës, shkencave si dhe në fushën e vlerësimit./radiogjakova/