Persona me aftësi të kufizuara nga e tërë Kosova nesër në Gjakovë
Persona me aftësi të kufizuara nga e tërë Kosova do të qëndrojnë nesër në Gjakovë, në një aktivitet tradicional që organizohet nga Organizata “Hendikos Kosova”.
Bëhet fjalë për një kamp njëditor i cili do të mbahet në liqenin e Radoniqit, dhe i cili për qëllim primar ka socializimin, afrimin me njëri–tjetrin dhe argëtimin e pjesmarrësve.
Aktiviteti i cili do të nis, nesër, në orën 10 e do të përmbyllet në orën 18, është aktivitet i cili mbahet çdo vit në qytete të ndryshme të Kosovës, ndërsa kryesisht oprganizohet me vetfinancim, konkretisht me mjete te grumbulluara nga pjesmarrësit. S
ipas organizatorëve, pjesa zyrtare e manifestimit do të jetë prej orës 10 deri në orën 12, me ç’rat pritet që prezent të jenë edhe zyrtarë të lartë komunal, ndërsa pas kësaj do të fillojë pjesa argëtuese, me aktivitete, lojra e ushqime nga më të ndryshmet.