.
Published On: Sat, Jul 19th, 2014

Përurohet sheshi dhe shtatorja e poetit Ali Podrimja

Share This
Tags
sheshi-Ali-Podrimja
Të hënën, me 21 korrik në Gjakovë, në dy vjetorin e vdekjes së ikonës së poezisë shqipe Ali Podrimja, do të bëhet përurimi i sheshit dhe zbulimi i shtatores së tij. Sheshi dhe shtatorja janë punuar në afërsi të shkollës së parë shqipe në Gjakovë, në pjesën në të cilën gërshetohen pjesa e vjetër dhe ajo e re e Gjakovës.
Shtatorja është punuar nga skulptori i njohur kosovar, Luan Mulliqi, Siq bënë me dija Zyra për informim e Komunës së Gjakovës ky akti i përurimit, në nderim të poetit emblematik shqiptar Ali Podrimja, do të bëhet të hënën, në orën 20. Në këtë kuadër do të organizohet edhe “Nata Poetike”, ku poezitë e veta do ti lexojnë krijues dhe shkrimtarë të ndryshëm, e gjithë kjo e shoqëruar edhe me muzikë artistike.